Trupi i një 42-vjeçari gjendet i pajetë nga peshkatarët

Trupi i pajetë i një 42-vjeçari është gjetur mëngjesin e kësaj të premte në Portin e Durrësit.

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se kanë qenë peshkatarët ata që kanë pikasur trupin e viktimës në portin e peshkimit dhe kanë njoftuar policinë.

Ka dyshime se 42-vjeçari mund të jetë mbytur aksidentalisht pasi në trup nuk ka shenja dhune. Policia ka kontaktuar familjarët e tij të cilët kanë deklaruar se 42-vjeçari ishte i alkoolizuar.