Trupi i Artan Zymberit dërgohet në Norvegji për autopsi

Artan Zymberi nga Peja, por me nënshtetësi norvegjeze ka ndërruar jetë në një burg të Beogradit.

Tashmë trupi i pajetë është dërguar në Norvegji, ku atje do t’i kryhet edhe autopsia.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar axha i të ndjerit, Nexhat Zymberi.

“Trupi i pajetë i është dorëzuar shtetit të Norvegjisë dhe tani jemi në pritje të autopsisë”, ka thënë ai.