Trençevska: Zhvillimi i sipërmarrësisë sociale ka rëndësi kyçe në shoqëri

Shkup, 28 prill – Tema e sipërmarrësisë sociale është posaçërisht aktuale kohëve të fundit tek ne. Kohë më parë u miratua Strategjia nacionale për zhvillim të ndërmarrjeve sociale, ndërkaq po përgatitet edhe ligji me të cilin do të rregullohet kjo problematikë. Sipërmarrësia sociale përmes riinvestimit të fitimit nga puna e vet, në nevojat e bashkësisë mund të bëjë shumë për inkluzion të personave me pengesa dhe kategorive të ndjeshme apo ndërkaq të krijojë zgjidhje inovative për mbrojtje të mjedisit jetësor.

Këtë mbrëmë e kumtoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, e cila mori pjesë në premierën e filmit dokumentar “Barka – Burimi i jetës”, në kinemanë “Frosina” (QRK). Filmi, i xhiruar në Poloni, e shfaqë rrëfimin e suksesshëm 30-vjeçar për atë se si sipërmarrësia sociale dhe ekonomia solidare ndihmojnë në bashkësi, posaçërisht anëtarët e grupeve të margjinalizuara dhe riintegrimin e tyre dhe e]risocializimin në shoqëri.

Trençevska, siç kumtoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në fjalimin e vet para shfaqjes së filmit e ceki rëndësinë e ndërmarrjeve sociale të cilat janë të kahëzuara drejt krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë. Ata, siç tha, kontribuojnë drejt zhvillimit ekologjik dhe ekonomik, por edhe kontribuojnë drejt uljes së varfërisë për më të ndjeshmit.

Ajo theksoi se sipërmarrësi social paraqet forcë shtytëse të ndryshimeve sociale nga të cilat ka përfitim tërë shoqëria. Së bashku me institucionet, rrjetet e organizatave qytetare dhe sipërmarrësit social, bashkësitë, përkatësisht shfrytëzuesit krijojnë zgjidhje të cilat janë efikase, të qëndrueshme, transparente dhe me ndikim matës.

Filmi dokumentar është financuar nga Ambasada e Republikës së Polonisë në Shkup me mbështetje të fondacionit “Barka”, si dhe projekti i financuar nga BE-ja “Mbështetje e ndërmarrjeve sociale”, implementuar nga Eptisa, në konsorcium me Barka dhe Ekoris, ku shfrytëzuese është Ministria e Punës dhe politikës Sociale.