Trençevska: Qeveria nesër do ta rishqyrtojë vendimin për bashkim të koncesioneve për minierën në Illovicë
Shkup, 17 korrik – Qeveria nesër në mbledhje do ta rishqyrtojë vendimin për bashkimin e koncesioneve për minierën në Illovicë dhe do të shqyrtojë informatën më të gjerësishme nga ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe të punësuarit në Ministrinë e Ekonomisë, kompetentë për ndarje të koncesioneve, paralajmëroi sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Trençevska tha se vendimi për bashkim të koncesioneve për minierën ishte sjellë si pikë shtesë dhe se në raste të tilla “mbështeten në arsyetimin që e jep ministri i resorit”.
Ky koncesion, shtoi ajo, ishte ndarë në kohën kur Qeveria të cilën e kryesonte VMRO-DPMNE, kur Nikolla Gruevski ishte kryetar i Qeverisë Hristian Mickoski këshilltar, ndlrsa krryetarë të komunave Novo Sellë dhe Bosillovë ishinn nga radhët e VMRO-DPMNE-së.
Në pyetjen e gazetarëve se si pas shkputjes së njëanshme të Marrëvehsjes për koncesion nga ana e Qeverisë, Gjykata administrative pas 11 aktivendimeve në dobi të Qeverisë kohë më parë vendosi ta pranojë ankesën e konsesionerit dhe e ndryshoi vendimin në periudhë kur ka edhe ndryshim në kapital, ministrja tha se vendimet gjyqësore nuk munden f]dhe nuk guxojnë t’i komentojnë, por se mu për atë arsye është i tillë besimi në gjyqësi për shkak të vendime të këtilla dhe të ngjashme.
Ajo nuk beson se miniserat mund të jenë pikë divergjence në koalicionin qeveritar, sepse, siç thal kjo Qeveri kujdeset për qytetarët dhe investon për ta.

