Trençevska me shpresë se do të gjendet zgjidhje mes Qeverisë dhe SASHK-ut

Shkup, 4 prill – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska shpreson se deri më 11 prill, kur është paraparë greva e punëtorëve të shkollave dhe kopshteve, do të ketë marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe SASHK-ut me qëllim që përkujdesja e fëmijëve të mund të vijon pa pengesa. Por edhe nëse nuk arrihet marrëveshje dhe stafi nuk hyn në grevë, drejtoresha e kopshteve duhet të gjejë mënyrë për t’u kujdesur për fëmijët.

“Shpresoj që deri më 11 prill të ketë marrëveshje, por sipas Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, kopshtet duhet të kujdesen për fëmijët që kanë ardhur këtu. Komuna është e detyruar, drejtorët e kopshteve duhet t’u drejtohen komunave, të gjithë ata që do të dalin në grevë të zëvendësohen me staf që kopshti të funksionojë. Është e drejtë legjitime të grevës, por sipas ligjit dhe Kushtetutës i takon të kujdeset për fëmijët”, tha ministrja gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të gazetarëve pas hapjes së bibliotekës së fëmijëve në IPKKF “Buba Mara” – objekti Bleta 1.

Drejtoresha e këtij kopshti në Komunën e Aerodromit Elena Ustamitova, theksoi se dialogu për këtë çështje është ende në vazhdim dhe se presin njoftim nga SASHK-u për mbajtjen e mundshme të grevës.

“Dialogu është ende në vazhdim. Përderisa nuk kemi informacione zyrtare nga SASHK-u se po fillon greva, shpresoj që, për të mirën e të gjithë neve, si për fëmijët ashtu edhe për ne si punëtorë, të zgjidhet përmes dialogut. Sigurisht që do të organizohet, por procesi i kujdesit ndaj fëmijëve nuk do të ndalet. Do të organizohemi sepse i gjithë stafi nuk do të hyjë në grevë dhe do të përdorim të gjitha resurset që pjesa edukative të mos ndalet”, tha Ustamitova.

Për sot është paralajmëruar raund i ri i Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) me Qeverinë.

Nga SASHK paralajmërojnë se nëse nuk arrihet marrëveshje greva e paralajmëruar më 11 prill do të vazhdoj deri sa nuk plotësohen kërkesat e tyre.