Trençevska: Jemi në pritje të raporteve nga institucionet kompetente që të ndërmarrim hapa

Veles, 24 janar – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska e cila sot ishte në vizitë në kopshtin e fëmijëve “Dimçe Mirçev” në Veles në hapjen e dhomës ndriçuese të senzorit, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me rastin e fëmijës së lënduar katër vjeçar nga Strumica, sqaroi se janë në pritje të raporteve nga institucionet kompetente në mënyrë që MPPS-ja të ndërmarrë hapa shtesë.

“E presim raportin e Prokurorisë Publike që të shohim se nga vijnë lëndimet, sigurisht edhe raportet nga institucionet shëndetësore që të mund të ndërmarrim hapa shtesë. Megjithatë, si MPPS përmes Qendrës së Punës Sociale në Shkup menjëherë janë ndërmarrë hapa konkrete për pjesën tjetër të fëmijëve që janë vëllezër dhe motra të fëmijës që ndodhet në spital me nënën e tij. Besoj se do të përmirësohet situata dhe se fëmija do të dalë nga spitali dhe asnjëherë më nuk do të përsëriten akte të tilla ndaj një fëmije të vogël”, theksoi ministrja Trençevska.