Trençevska: Investimi në kapitalin njerëzor, në fëmijë, është investimi më i mirë për çdo shtet

Shkup, 21 mars – Me të vërtetë jam e lumtur që çdo moment e kaloj me më të rinjtë, në shoqërinë tonë, fëmijët. Ata janë ardhmëria jonë dhe çdo investim në ta është investim në ardhmërinë, në krijimin e një shoqërie më të mirë dhe më humane për të gjithë. Shoqëria e cila ofron mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët, nga mosha më e re deri në atë më të pjekur, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska gjatë vizitës së kopshtit të fëmijëve “Goce Dellçev” në Komunën e Vinicës.

“Si ministri në kompentencë të së cilës është mbrojtja e fëmijëve, vazhdimisht punojmë në sigurimin e edukimit cilësor, i forcojmë kompetencave të kuadrit profesional me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve parashkollore, përmes metodave dhe mjeteve të reja dhe inovative për zhvillimin e fëmijëve”, theksoi Trençevska.

Nga viti 2017 e deri më tani janë ndërtuar 65 kopshte të reja, me ç’rast janë përfshirë 3.850 fëmijë të rinj në arsimin parashkollor. Në plan është hapja e 12 kopshteve dhe përfshirja e 1.450 fëmijëve të rinj.

“Investimi në kapitalin njerëzor, në fëmijët e moshës parashkollore është investimi më i mirë për çdo shtet. Prandaj, vazhdojmë me investime në të[ ardhmen e shtetit”, nënvizoi ministrja Trençevska.