Trençevska: Fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror po rriten në atmosferë familjare
Shkup, 22 gusht – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot ka vizituar familjen kujdestare Goshevi e cila përkujdeset për tre fëmijë të moshës katër vjeçare, katërmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjeç me rreziqe të ndryshme sociale dhe shëndetësore.
Trençevska, siç njofton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, theksoi se me përkushtimin e vërtetë dhe dhe kujdesin, familja Goshevi ka arritur plotësisht të krijojë një atmosferë familjare që është e një rëndësie të madhe për zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve.
“Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale ky është edhe përcaktimi ynë, përmes reformave në mbrojtjen sociale, fëmijët pa prindër dhe kujdes prindëror duhet të vendosen në një mjedis që është më afër atmosferës familjare. Kënaqësia e përkujdesësve dhe lumturia që rrezaton nga fytyrat e fëmijëve është një konfirmim se reforma po jep rezultate reale”, tha Trençevska.
Ajo theksoi se mbështetja, vëmendja dhe kujdesi i familjes janë vendimtare për përparimin e fëmijëve.
Për të mbështetur këtë familje dhe për të inkurajuar qytetarët që kanë kushte për t’u bërë pjesë e familjeve kujdestare, në vendin tonë janë krijuar tre qendra për të mbështetur familjet kujdestare, këto janë qendrat në Fshatin e Fëmijëve SOS, Shtëpia e Fëmijëve “11 Tetori” – Shkup dhe Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël në Manastir.
Qendrat për mbështetje për familje kujdestare janë themeluar me Ligjin e ri për mbrojtjen sociale dhe detyra e tyre është përgatitja, vlerësimi dhe trajnimi e familjeve të ardhshme në kujdes. Për momentin në vend ka 324 familje kujdestare në të cilat janë vendosur gjithsej 576 shfrytëzues

