Tre shtëpi dhe dy hapësira ndihmëse janë djegur nga zjarri në Belakovc dhe Rugjincë

Tre shtëpi dhe dy hapësira ndihmëse janë djegur në zjarrin që shpërtheu mbrëmë  midis fshatrave Belakovc dhe Rugjincë.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se janë djegur dy shtëpi të vjetra por funksionale dhe dy hapësira ndihmëse në Belakovc, si dhe një shtëpi e vjetër e braktisur në fshatin Rugjincë.

Zjarri shpërtheu dje pasdite rreth orës 15:30  dhe sipas vlerësimeve të para është djegur sipërfaqe më e madhe se 100 hektarë.