Tre persona janë lënduar në aksidentin në rrugën Shtip-Koçan
Në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Shtip-Koçan, janë lënduar tre persona, nga të cilat një 30 vjeçare nga Shtipi, me lëndime të rënda trupore është shtruar në Qendrën klinike në Shkup.
Zëdhënësja e SPB-Shtip, Gordana Panajotova, thotë se në aksidentin që ka ndodhur në ora 20:45 në afërsi të udhëkryqit Çifliçka, kanë mbetur të lënduar tre shoferë, që kanë marrë pjesë në aksident.
Zëdhënësja e Spitalit klinik-Shtip, Marina Shumanska, konfirmon se mbrëmë është pranuar një grua, e cila me lëndime të rënda është transportuar menjëherë në Qendrën klinike në Shkup.
Qarkullimi në këtë aks rrugor është ndërprerë mbrëmë në të dy drejtimet, ndërkohë që është kryer edhe inspektimi. Ndryshe ky kryqëzim është një pikë e zezë e njohur në rrugën Shtip-Koçan.