Trajnim për pjesëtarët e Njësitit të Helikopterëve të MPB-së për misione gjatë menaxhimit me zjarre

Shkup, 29 prill – Pjesëtarët e Njësitit të Helikopterëve pranë Departamentit për Njësite të Aviacionit në MPB, si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm shumëvjeçar me atashe policore pranë Ambasadës së Sllovenisë në vendin tonë Branko Skrbinek, realizuan trajnim për aftësimin e tyre me shkathtësi konkrete për aktivitete dhe misione gjatë menaxhimit me zjarre.

Trajnimi njëjavor praktik, informuan sot nga MPB, ka qenë i suksesshëm të zbatuar nga ana e pilotit sllovenë instruktorit Igor Podjed dhe teknikut Vanç Zhnidarshiç nga Njësiti i Helikopterëve të MPB-së sllovene.

Janë realizuar edhe trajnime për “Ngarkesë të varur” – “Helicopter Sling Load Operations HESLO” 1 dhe për punë “Helicopter Firefighting HFF”, që, siç kumtuan nga MPB-ja, me sukses janë përvetësuar nga të gjithë pjesëtarët nga Njësiti i Helikopterëve./Zhurnal.mk