Tragjedi në Shkup/ Babai rrahë për vdekje foshnjën e tij 3 muajshe

Shkup, 27 shtator – Prokuroria e Shkupit ka sjellë vendim për ngritjen e procedurës hetimore kundër 44 vjeçarit nga Shkupi, i cili ka kryer dhunë familjare dhe i ka marë jetën fëmiut të tij tre muajsh, informon Zhurnal.

Natën mes 25 dhe 26 shtator, derisa i dyshuari ka qenë në shtëpi me katër fëmijët e tij, mes të cilëve dhe djali tre muajsh, ka filluar të godet me duar dhe këmbë foshnjen në trup dhe në kokë. Në këtë mënyrë ai i ka shkaktuar lëndime të rënda me çka foshnja ka filluar të gjakoset në zgavrën e kafkës, dhe si rezultat i kësaj, foshnja ka vdekur.

Përshkak dyshimeve se i dyshuari mund të ikë, atij i është shqiptuar masa e paraburgimit./Zhurnal.mk