Tiranë-Durrës/ Katër persona tentojnë të vjedhin biznesin privat gjatë natës

Një biznes në autostradën Tiranë-Durrës është tentuar të vidhet gjatë mbrëmjes së djeshme nga katër persona.

Policia njofton se bëhet fjalë për një biznes për prodhimin dhe shitjen e betonit, ndērsa vjedhja është ndaluar nga rojet e sigurisë private.

Katër personat që tentuan të vidhnin biznesin me dhunë janë larguarme shpejtësi, të ndihmuar edhe nga errësira.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike dhe vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.