Tirana, Durrësi, Berati bëhen gati të presin afganët

Strehimi i afganëve në Shqipëri, bashkia e Beratit po përgatitet të presë refugjatë nga Afganistani.

Pas Tiranës dhe Durrësit, Berati mund të jetë qyteti ku pritet të akomodohen refugjatët që do të mbërrijnë nga Afganistani.

Ndalesa e parë e afganëve, ministrja Xhaçka inspekton qendrën pritëse në Rinas

Nga një komunikim me bashkinë e Beratit mësohet se prej ditës së djeshme kanë nisur përgatitjet për strehimin e përkohshëm të emigrantëve afganë.

Janë përgatitur ambiente për të pritur të paktën 200-300 afganë. Nuk dihet ende nëse në Berat do të shkojë grupi i parë që pritet të mbërrijë në Shqipëri prej 300 emigrantësh apo do të strehohen në Tiranë./oranews