TIMS me probleme edhe në portin e Vlorës dhe Durrësit

Për rreth një orë e gjysëm në portin e Vlorës është punuar manualisht, pas rënies së sitemit Tims.

Prej pak minutash sistemi është rikthyer dhe po vijon puna normalisht.

E njëjta situatë u paraqit edhe në Portin e Durrësit, ku TIMS ra për disa minuta, për tu rikthyer më pas në normalitet.