Thirrje e re publike për dhënien me qira të tokës shtetërore deri në 3 hektarë

Shkup, 29 mars – Qeveria në seancën e sotme solli vendim për publikimin e Thirrjes publike për dorëzimin e ofertave për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi shtetërore deri në tre hektarë në nëntë rajone, informuan nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Me këtë thirrje publike, shtojnë nga MBPEU u mundësohet fermerëve që kanë tokë me mbjellje shumëvjeçare dhe për të cilin nuk kanë arritur marrëveshje për qira, të dorëzojnë oferta tek ta me të dhënat për tokën.

“Në këtë mënyrë, me arritjen e marrëveshjeve me MBPEU, zgjidhet statusi ligjor i tokës me çka fermerët do të kenë të drejtë të konkurrojnë për masat nga Programet për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural. Thirrja publike dedikohet për Kavadarin, Rosomanin, Negotinën, Resnjën, Strugën, Strumicën, Tetovën, Vallandovën dhe Gjevgjelinë”, thonë nga MBPEU.