Thirrja për bojkot arsye për dallimet në numrin e shtetasve në diasporë, konsideron Osmani
Shkup, 3 prill – Mendoj se thirrja për bojkot ishte faktoi më i madh për numrin e vogël të shtetasve tanë të regjistruar në shtete të caktuara dhe ne e ndjejmë këtë gjatë Regjistrimit, theksoi ministri i Punëve të jashtme Bujar Osmani në brifingin e sotëm, duke e komentuar dallimin në numrin e personave të përfshirë me Regjistrimin në diasporë dhe ata të cilët janë llogaritur sipas numrit të shtetësive.
“Edhe gjatë regjistrimit diplomatët tanë na informuan se thirrja për bojkot e jep rezultatin, veçanërisht në Kanada, SHBA dhe Australi dhe fatkeqësisht, reflektohet edhe në numrat të cilat i kemi”, theksoi Osmani.
Ai potencoi se se të gjitha Përfaqësitë tona Diplomatike-Konsullore (PDK) janë angazhuar maksimalisht në mënyrë të barabartë në çdo shtet.
“Tani kuptohet në Evropë kemi pasur më shumë Përfaqësi Diplomatike-Konsullore që mund të mbulojnë për tanët në diasporë, për dallim nga Australia ku kemi në Ambasadë dhe Konsullatë në të gjithë territorin e Australisë dhe nuk munden as fizikisht ta mbulojnë për dallim nga Evropa ku mundet fizikisht të arrihet”, theksoi Osmani.
Ministri i Punëve të Jashtme, në pyetjen e gazetarëve lidhur me zgjedhjen e kandidatëve për ambasadorë, theksoi se janë zgjedhur gjashtë kandidatë, por se ligjërisht ende nuk mund të flitet për cilët persona bëhet fjalë.
“Nuk mund të përmend emra konkretë. Këtë që mund ta them është se është e vërtetë se gjashtë kandidatë për ambasadorë janë miratuar nga ana e Qeverisë në mbledhjen e fundit. Do të presim miratim nga vendet, ndërsa pastaj do të mund t’i komentojmë emrat e tyre. Sipas Ligjit, unë nuk mund t’i përmend ata emra”, tha osmani në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve rreth kësaj se në opinion po spekulohet se mes kandidatëve për ambasadorë janë edhe Teuta Arifi dhe Viktor Dimovski dhe nëse gjatë zgjedhjes filtrohet përgjegjësia e tyre morale.

