Theret me thikë një person në Podujevë
Një person në Podujevë është sulmuar fizikisht nga tre të tjerë, ku njëri prej tyre e ka therur me thikë në kraharor.
Policia bën të ditur se ai më pas është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
Në lidhje me këtë rast, është arrestuar njëri nga të dyshuarit dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë incidentit njëri nga të dyshuarit e ka qëlluar me thikë në kraharor viktimën. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.
Lidhur me rastin është arrestuar njëri nga të dyshuarit i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.