“Thanë se nuk do të zgjaste”, Catherine Zeta-Jones dhe Michael Douglas festojnë 25 vite martesë: Ne kurrë nuk kemi… (FOTO)

Aktorja e famshme, Catherine Zeta-Jones dhe legjenda e Hollywood-it, Michael Douglas, do të festojnë në nëntor 25 vjetorin e martesës së tyre, një arritje e rrallë në botën e famës dhe ekranit.

E pyetur nga një gazetar për këtë përvjetor të rëndësishëm, Zeta-Jones u përgjigj me humor:

“Dhe thanë se nuk do të zgjaste! Mendoj se ajo që kemi arritur, të dy mendojmë njësoj, mendoj, por do të flas për veten time, janë fëmijët tanë vërtet të mrekullueshëm”.

Çifti ka dy fëmijë: Dylan, 24 vjeç, dhe Carys, 22 vjeçe, të cilët janë diplomuar së fundmi nga kolegji.

“Ata na sjellin gëzim, edhe pse, e dini, kanë ikur”, tha aktorja, duke iu referuar faktit që fëmijët janë tashmë të pavarur.

55-vjeçarja, aktualisht e angazhuar në xhirime për serialin “Wednesday”, tha se ky ka qenë një vit i lodhshëm:

“Ka qenë një vit pune të vështirë, por burri im më ka mbështetur shumë. Është një moment vërtet i rëndësishëm”.