Tesla nënshkruan një marrëveshje prej 4.3 miliardë dollarëshe për bateritë LGES – duke zvogëluar varësinë nga Kina

LG Energy Solution ka nënshkruar një marrëveshje prej 4.3 miliardë dollarësh për të furnizuar Tesla-n me bateri për sisteme ruajtjeje energjie (ESS) nga fabrika e saj në Michigan.

Bëhet fjalë për bateri të teknologjisë LFP (litium-hekur-fosfat), të cilat nuk varen nga importet kineze, që tashmë përballen me tarifa të larta në SHBA.

Kontrata do të zgjasë nga gushti 2027 deri në korrik 2030, me mundësi zgjatjeje deri në shtatë vjet.

LGES është aktualisht prodhuesi i vetëm i madh i këtyre baterive në SHBA, duke përfituar nga mungesa e konkurrencës vendase.

Tesla nuk e ka konfirmuar publikisht marrëveshjen, por më herët ka bërë të ditur synimin për të diversifikuar furnitorët larg Kinës.

Ndërkohë, biznesi i Tesla-s “për ruajtjen e energjisë” është në rritje, edhe pse përballet me sfida nga zinxhiri i furnizimit dhe tarifat.