Tesla do të shesë makina Model Y në Indi – hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai

Tesla ka nisur shitjen e makinave Model Y në Indi me një çmim prej rreth 69,770 dollarësh.
Kompania e Elon Musk po hap edhe showroom-in e saj të parë në Mumbai, qyteti financiar i Indisë.
Tregu indian është i treti më i madh në botë për automjetet, por veturat elektrike përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të tyre për shkak të mungesës së infrastrukturës për karikim.
India synon që deri në vitin 2030, 30% e shitjeve të makinave të jenë elektrike, nga 4% që është aktualisht.
Tesla po ofron Model Y në Indi me çmime më të larta se në SHBA, Kinë dhe Gjermani për shkak të taksave dhe kostove të importit.