Tërpevska: Drejtorët e shkollave mund të sigurojnë kushte më të mira për mësim nëse menaxhojnë më mirë mjetet

Shkup, 9 shtator – Udhëheqësia e shkollës fillore në “Koço Racin” – Kratovë është shembull për atë se si me mirëmenaxhim të mjeteve që i merr përmes bllok-dotacioneve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, mund të modernizohen kushtet e mësimdhënies dhe të ngritët kënaqësia edhe tek nxënësit ashtu edhe të mësimdhënësit. Në fakt ajo është detyrim i çdo drejtori të shkollës, sepse cilësia e procesit arsimor varet nga të gjithë ne dhe kemi për detyrë të kontribuojmë në të.

Këtë e theksoi sekretarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Aneta Trpevska, pas takimit me drejtoreshën e shkollës fillore në Kratovë, Marina Bojkovska, e cila në vitin 2020 dhe 2021, në kushtet e pandemisë, me mirëmenaxhim e mjeteve arriti të sigurojë investim kapital për shkollën në vlerë prej 6,4 milionë denarë.

Bëhet fjalë për mjetet me të cilat është rikonstruktuar shkolla, gjegjësisht është ndërruar fasada dhe dritaret, ndërsa janë vendosur fotovoltaikë që kursejnë energjinë elektrike, e cila është veçanërisht e rëndësishme gjatë krizës energjetike. Në ndërkohë janë prokuruar edhe smart tabela të reja dhe kompjuterë, si dhe dy furgona të rinj për transportin e nxënësve.

Kushtet në shkollë janë modernizuar ndjeshëm dhe në këtë ka kontribuar edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila përveç transferimit të rregullt të mjeteve në nivel mujor për funksionimin e institucionit arsimor, si pjesë e objektit shkollor ka ndërtuar edhe sallë sportive të re, ndërsa me mbështetjen e USAID-it është ndërtuar edhe fushë sportive e jashtme.

Duke përshëndetur përkushtimin dhe punën e suksesshme të drejtorisë së shkollës, Tërpevska porositi se përcjellja e standardeve për mësimdhënie moderne duhet të jetë prioritet për të gjithë drejtorët e shkollave, duke siguruar se gjithmonë do ta kenë mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Pas vizitës në SHF “Koço Racin”, sekretari shtetëror së bashku me disa këshilltarë në Këshillin e Komunës së Kratovës, ndërsa me rastin e 78 vjetorit të çlirimit të Kratovës nga okupatori në Luftën e Dytë Botërore, vendosën lule në memorialin buste të luftëtarëve të rënë gjatë LNÇ.