Tentuan të dhunojnë gjyqtarët, policia shoqëron disa tifozë të Tiranës

Disa tifozë të Tiranës, të cilët hynë në fushë dhe tentuan të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes, në përfundim të takimit me Bylisin, janë shoqëruar nga policia. E gjithë situata erdhi pas një penalltie të dhënë nga Kridens Meta kundër Tiranës, gjë që solli reagimin e ashpër të bardhebluve.

Policia njofton se ndaj tifozëve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

“Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.