Tentoi të kalonte kufirin drejt Shqipërisë, arrestohet në Kakavijë shqiptari i kërkuar për vrasje

Pala greke ne doganën e Kakavijës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit një shqiptar të kërkuar për vrasje.

Shtetasi shqiptar është ndaluar nga sektori i verifikimit të pasaportave në bashkëpunim me policinë e Janinës, teksa po tentonte te dilte nga Greqia dhe të vinte në Shqipëri.

Ndaj tij rezulton një urdhër arresti nga Prokuroria e Prevezës për akuzën “vrasje me dashje”.