Tentim dhunimi në Prishtinë, viktima arrin të ikë nga dy burra

Një grua në Prishtinë është tentuar të dhunohet nga dy burra të panjohur për të, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas janë larguar me veturë nga vendi i ngjarjes.
Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore.
“Prishtinë 11.09.2022-21:40 Ankuesja femër kosovare ka raportuar rastin e lartcekur ndaj dy të dyshuar meshkuj të panjohur për të. E njëjta ka arritur të largohet nga të dyshuarit të cilët më pas me veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin e PK.