Tensionet në veri, Blinken dënon veprimet e qeverisë së Kosovës

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që të ndalë menjëherë masat, të cilat ai i quajti të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialog.

Blinken, siç raporton KlanKosova, dënoi fuqishëm veprimet e qeverisë së Kosovës për të cilat tha se po përshkallëzojnë tensionet në veri.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jo stabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Blinken.