Temperatura në minus në pjesën më të madhe të vendit, më së ftohti në Kodër të Diellit
Shkup, 8 mars – Më së ftohti me dhjetë gradë nën zero në mëngjes është në Kodër të Diellit. Temperatura minus në orën 7:30 janë matur në Hanet e Mavrovës (-7), Krushevë (-6), Berovë (-3), Kriva Pallankë, Ohër, Pretor, Manastir dhe Prilep (-2) dhe Dibër (-1).
Zero gradë janë matur në Shkup, Tetovë, Shtip, Vinicë, 1 në Demir Kapi dhe Strumicë, 2 gradë në Dojran dhe 3 gradë në Gjevgjeli.
Shtresë më e lartë e borës prej 75 centimetra në mëngjes është matur në Kodër të Diellit, 69 cm në Krushevë, 53 në Hanet e Mavrovës, 35 në Gjurishtë, 33 në Pozharan, 4 centimetra borë ka në Pretor dhe Manastir, 2 në Ohër dhe Gostivar dhe 1 cm shtresë së borës ka në Prilep dhe Dibër.
Në Krushevë ka më së shumti ujë të rënë në 24 orë – 18 litra në metër katrorë, 5 në Pretor, 4 në Ohër, 3 në Manastir, 2 metra katrorë në Demir Kapi, Dibër dhe 1 në Kriva Pallankë, Prilep, Vinicë, Strumicë dhe Berovë.
Për sot DPHM parashikon mot të ndryshueshëm të vranët dhe të ftohtë. Në male dhe në vendet më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore me reshje të borës, ndërsa në pjesët juglindore të shiut dhe borës. Do të fryjë erë mesatare përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prek 1 deri 6 gradë.
Në Shkup do të jetë kryesisht i vranët me erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior dhe borë e dobët. Temperatura maksimale do të arrijë deri 5 gradë.

