Tedi Blushi: Lufta jonë në Tiranë, opozita po rikthehet fuqishëm

Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi deklaroi në ‘Quo Vadis’ se beteja më e rëndësishme e kësaj force politike dhe opozitës në zgjedhjet lokale do të jetë Tirana.

Blushi tha se përballja me Edi Ramën është taktika për të maksimalizuar votën në këto zgjedhje e për të shkuar drejt fitores në bashkëpunim edhe me PD.

“Ky qëndrim është ndarë edhe në takime që meta ka zhvilluar me kreun e PD, Sali Berisha. Jemi për një kandidat të përbashkët në këto zgjedhje. Dhe sa i përket parlamenteve vendore secila forcë politike do të bëjë luftën e vetë për të ,marrë vendet. Motorët janë ndezur Duke fituar Tiranën, mesazhi do të jepet në të gjithë vendin se opozita po rikthehet fuqishëm.”– tha Blushi.