Të shtëna me armë në Fushë-Krujë/ I dehuri plagos shokun, më pas veten

Një plagosje me armë zjarri është raportuar mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës.

Mësohet se një person në gjendje të dehur ka plagosur shokun e tij dhe më pas është vetë plagosur.

Ai është arrestuar dhe i është sekuestruar arma e krimit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për sqarimin e rrethanave.