Të rinj nga Struga do të përfshihen në krijimin e politikave lokale

Shkup, 19 prill – Përfshirje aktive e të rinjve në proceset e vendimmarrjes dhe krijimit të politikave në nivel lokal është qëllimi i projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve është e rëndësishme”, të cilin e zbaton Qendra për Dialog Ndërkulturor nga Kumanova, në bashkëpunim me shoqatën “Akua” nga Struga, në kuadër të së cilës u mbajt ngjarje për rrjetëzim për vendosje të qendrave rinore.

Sipas asistentit të projektit Ana Naumovska nga Shoqata “Akua”, është paraparë vendosje e tetë qendrave rinore dhe Këshillave Lokalë Rinorë, sipas Ligjit për pjesëmarrje të të rinj dhe politika rinore, në tetë komuna në të cilat do të realizohet projekti – Kumanovë, Likovë, Tetovë, Tearcë, Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Strugë dhe Çair.

Në kudër të projektit “Pjesëmarrja (lokale) e të rinjve është e rëndësishme”, janë organizuar shumë takime dhe ngjarje për rrjetëzim me përfaqësues të komunave, të rinj politikë dhe organizata qytetare.

Projekti filloi të realizohet këtë vit, ndërsa Qendra kumanovare për dialog ndërkulturor e zbaton me mbështetje të shoqatës “Akua” nga Struga, CED Tearcë, OYA-Gostivar dhe UCC Çair. Projekti është mbështetur nga Ambasada e Holandës në vend.