Të premten diskutohet edhe për gjendjen në shëndetësi – Tahiri: Shqetësuese ikja e mjekëve

Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se krahas interpelancës me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të diskutohet edhe për gjendjen në shëndetësie, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri e konsideron si të panevojshëm formimin e Komitetit për shëndetësi, i cili udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Në kuadër të kësaj seance do të jetë një debat parlamentar për gjendjen në shëndetësi dhe për telashet në të cilat jemi. Është hera e parë që një Komitet i tillë drejtohet nga kryeministri dhe realisht nuk kemi nevojë me debatuar për këtë çështje”.

“Ju e shihni se kërkesa më të mëdha për ta lëshuar vendin nuk ka pasur dhe jemi në një situatë që ka largim të mjekëve nga QKUK-ja jashtë vendit”, u shpreh Tahiri.