Të hënën autobusët do të qarkullojnë me orar të së dielës

Shkup, 29 prill – Për shkak të Ditës Ndërkombëtare të Punës – 1 Maji dhe festa fetare Fitër bajrami, transporti publik në Shkup të hënën do të zhvillohet sipas itinerarit të së dielës.

Nga NQP “Shkup” informoj në se të hënën, nga ora 7 deri në 14 do jenë të hapura biletaritë afër Qendrës Transportuese dhe në Tregun e Gjelbërt, si dhe në Gjorçe Petrov.

Nesër, e shtunë (30.04.2022), të gjitha biletaritë dhe qendrat për personalizim do tl punojnë normalisht, ndërsa të dielën (1.05.2022) është ditë jopune për të gjitha vendet e shitjes.

Teleferiku gjatë fundjavës së ardhshme, si dhe të hënën do të funksionojë normalisht nga ora 10 deri në 18.