Të enjten seanca e radhës, në rend dite shqyrtimi i ligjit për zyrtarët publik
Shefja e grupit te VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se në Kryesinë e Kuvendit është vendosur që të enjten të mbahet seancë e radhës.
Në këtë seancë, pritet shqyrtimi i projektligjit për Këshillin Prokurorial, për ndryshimin e ligjit për procedurë përmbarimore si dhe shqyrtimi i ligjit për zyrtarë publik.

