Të armatosur dhe me maska, një vrasës e një grabitës, sulmojnë një burrë në Sarandë
Dy burra, njëri vrasës e tjetri grabitës, të dy të dënuar me vendim gjykate, kanë sulmuar një tjetër dhunshëm, por janë kapur bashkë me një të tretë dhe tani janë nën akuzë për disa vepra penale.
Personat e ndaluar janë Sinan Proda, Enrik Proda dhe Armando Hako, raporton noa.al duke cituar burime nga Policia e Shtetit.
Këta shtetas dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen nr.4, Sarandë, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. K., 42 vjeç, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.

