Taravari mirëpriti në takim ambasadorin kosovar, Florian Qehaja

Gostivar, 26 shtator – Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot mirëpriti në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehajën, informon Zhurnal.

Dy palët biseduan për situatën momentale politike në të cilën gjendet vendi dhe rajoni, rëndësinë e ruajtjes së orientimit properëndimor të vendeve tona dhe përgjegjësitë e së ardhmes evropiane.

“Theksuam se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës duhet të bashkëpunojnë ngushtë në eliminimin e çdo pengese burokratike në fushën politike, kulturore, ekonomike, tregtare dhe të gjitha sferat tjera të jetës për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Diskutuam edhe mbi zhvillimin e komunave në të dy vendet tona përmes këmbimit ekonomik, rritjen e kapitalit njerëzor dhe vendosjen e marrëdhënieve ndërmjet komunave tona, me qëllim të rrijtjes së bashkëpunimit për zhvillimin e tyre”, u shpreh Taravari.