Taravari: ASH shumë shpejtë partia e parë te shqiptarët

Shkup, 26 Shtator – Ka pasur përçarje çdoherë në BDI, kur vijnë zgjedhjet ata bashkohen. Duke komentuar ndodhitë e fundit në BDI ushtruesi i detyrës Kryetar i ASH Arben Taravari në emisionin Klan Debat thotë se nuk sheh diçka serioze përveç se loj fëmijësh. E rreth bashkëpunimit me grupin e zjarrin ai përgjigjet.

‘Tash për tash nuk kemi biseduar. Këta ngjaret e fundit në Bdi ma kujtojnë një fenomen në psikologji dezhavu, nuk e di si do të zhvillojen aktivitetet dhe nuk du të hyjë në punet e brendshme të partive tjera. Nuk kam ndonjë përgjigje dhe as që e kam menduar deri më tash, do ta bëjmë si grup, nuk shohëm diçka serioze më shumë na duket si loj fëmijës. Bdi çdo herë ka pasur përçarje por prap i sheh të bashkuar para zgjedhjeve” – tha Taravari.

Aleanca për Shqiptarët deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë forca kryesore politike te shqiptarët. Këtë premtim e ka bërë sonte në Klan Debat, u.d. kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

“Bisedojmë edhe me VMRO-DPMNE edhe me LSDM, ai subjekt politik që sillet më mirë me shqiptarët, me atë do të bashkëpunojmë… Deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ASH do të jetë partia e parë politike te shqiptarët”, shprehet i bindur Taravari.

Taravari i bindur se ASH do të rikthehet fuqishëm edhe në Tetovë.

“Unë mendojë se te asnjë njeri nuk ka dyshim se ASH është partia më e fuqishme opozitare te shqiptarët. Nuk ka dyshime askush pasi ka shtrirje çdo kundi. Besoj se dhe në Tetovë pas dy-tre-katër muaj do të rikthehemi fuqishëm dhe ndoshta do të jemi partia e dytë në Tetovë”, deklaroi Taravari.

Sa i takon Levicës, Taravari tha se ai subjekt politik nuk është aspak i rëndësishëm e aq më pak mund të merret parasyshë bashkëpunimi i ASH-së me ta.