Takim i presidentit Pendarovski me Vesna Mojsova – Çepishevska

Shkup, 26 prill – Presidenti Stevo Pendarovski sot e ka pritur drejtoreshën e Seminarit ndërkombëtar për gjuhë, letërsi dhe kulturë maqedonase pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”  – Shkup, Vesna Mojsova – Çepishevska.

Në takimin, siç kumtoi kabineti i Pendarovskit, u bisedua për aktivitetet lidhur me punën e lektorateve të gjuhës maqedonase, si dhe për planet për zgjerimin e rrjetit të lektorateve.

Presidenti Pendarovski e ka theksuar rëndësinë e Seminarit ndërkombëtar në studimin dhe mësimin e gjuhës maqedonase dhe afirmimin e saj në botë. /Zhurnal.mk