Takim i Pendarovskit me Abazoviqin, mandatar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi

Cetinje, 12 prill – Presidenti Stevo Pendarovski në kuadër të vizitës zyrtare në Mal të Zi sot në Cetinje është takuar me Dritan Abazoviqin, zëvendëskryeministër dhe mandatar për formimin e Qeverisë së re të Malit të Zi me çka kanë shkëmbyer mendime mbi marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve duke theksuar madje mundësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik.

Siç ka njoftuar kabineti i Pendarovskit, në takim poashtu janë diskutuar çështje që lidhen me perspektivën evropiane të dyja vendeve dhe ndodhitë aktuale në rajon dhe më gjerë, në kontekst të invazionit rus ndaj Ukrainës.

Presidenti Pendarovski, mes tjerash ka thënë se Maqedonia e Veriut me vëmendje të veçantë ndjek gjendjen politike në Mal të Zi duke dëshiruar formim sa më të shpejtë të Qeverisë së re./Zhurnal.mk