Tahiri: Një vit qeverisje me Kurtin, Kosova në udhëkryq e pa vizion – qytetari më i varfër

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në ditën e parë të vitit të dytë të Qeverisë Kurti 2, qytetari i Kosovës është më i pasigurt dhe më i pashpresë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se deklaratat popullsitë të kësaj qeverie u tretën si flluska.

“Krejt dhe Drejt’ ishte parulla, që konfirmon se mungesa e një plani të qartë, është vetë plani i stagnimit. Deklaratat populliste, u treten si flluska, kapja, ç’kapja, avancuan në deklarime qesharake për punësime, shkarkime e ngarkime, me filtera e bojlerë, pa ndonjë rezultat. Një vit pas, Kosova është në udhëkryq, pa vizion, e qytetari më i varfër”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Në ditën e parë të vitit të dytë me qeverinë Kurti II, me problemet globale e mosveprimin nacional qytetari i Kosovës, është më i pasigurt dhe më i pa shpresë.

‘Krejt dhe Drejt’ ishte parulla, që konfirmon se mungesa e një plani të qartë, është vetë plani i stagnimit.

Deklaratat populliste, u treten si fluska, kapja, ç’ kapja, avancuan në deklarime qesharake për punësime, shkarkime e ngarkime, me filtera e bojlera, pa ndonjë rezultat.

Një vit pas, Kosova është në udhëkryq pa vizion, e qytetari më i varfër.

Reagimi i vonshëm, e një qeveri e arsyetimeve ka bërë që:

  • Energjia të rritet 100% në kurriz të qytetarit;
  • Derivatet dhe secili produkt ushqimor është rritur në nivele të pa krahasueshme;
  • Përderisa paga në sektorin publik e privat ka mbetur e njëjtë.

Inflacioni ka zbritur e devalvuar vlerën e pagës, e qytetari është vënë në pasiguri e panik;

Politikat e Qeverisë nga veprime kanë mbetur në fraza shfajësimesh e bartje përgjegjësish, ndërkaq vendimmarrja i ngjason logjikës, ‘mos vepro, pengo, sepse e gjejmë fajtorin’.

Institucionet e pavarura dhe ato qeveritare, kanë vendosur kriter ç ’kapje e profesionalizmi, mbishkrimin e rrjeteve sociale ‘Krejt dhe Drejt’.

Në rrafshin ndërkombëtar Kosova ka ulur kredencialet, me komunikim të gabuar, e mos besueshmëri ndaj partnerëve.

Raporti me ShBA është dëmtuar dukshëm, ndërsa pozicioni ynë me vendet e BE-së është në pikën më të ulët që ka qenë ndonjëherë.

Dialogun e trajtojmë në nivel të teknikëve, ndërsa raportin me Serbinë e trajtojmë prej teme në temë, sikurse rasti i mbajtjes së zgjedhjeve më 3 prill. Ndërkaq, arritja e marrëveshjes finale, që përmbyllet me njohje, duket i pa qartë.

Nëse pyet dikush cila është puna e vetme e mirë e kësaj qeveria, lehtësisht e dimë se është krijimi i Fondit të Sigurisë.

https://www.facebook.com/besnik.tahiri.165/posts/10158318878491611