Tahiri kërkon falje për sharjen në Kuvend: Nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti dhe nuk përfaqëson qëndrimin tim politik

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kërkuar falje për sharjen që bëri në seancën e sotme të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka kërkuar ndjesë për siç ka thënë reagimin verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme.

Ai ka thënë se kjo sharje nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti dhe se nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt.

“Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar”, ka shkruar Tahiri.

https://www.facebook.com/OfficialAbelardTahiri/posts/540343577471522