Sulmet në veri, Sveçla: Erdhën pas vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë, kanë qëllim destabilizimin e vendit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sulmet ndaj zyrtarëve policorë në veri janë nxitur për shkak të vendosjes së ligjshmërisë në atë pjesë dhe kanë qëllim destabilizimin e vendit.
Duke raportuar në Komisionin për Siguri, Sveçla paraqiti sukseset gjatë një viti qeverisjeje.
Ai tha se primare ka qenë forcimi i institucioneve të sigurisë përmes rritjes së kapaciteteve.
Sveçla para deputetëve theksoi sukseset që sipas tij janë arritur në luftimin e krimit dhe korrupsionit, raporton kp.
“Gjatë vitit të parë qeverisës janë realizuar 1000 operacione policore dhe janë goditur 50 grupe kriminale. Si pasojë e kësaj janë ngrirë rreth 14 milionë euro”, tha ai.