Sulmet kibernetike mund ta cenojnë sigurinë shtetërore, alarmojnë ekspertët

Shkup, 10 Shtator – Sulmet kibernetike mund ta cenojnë sigurinë shtetërore, alarmojnë ekspertët. Ata sugjerojnë që shteti dhe institucionet paralelisht me procesin e dixhitalizimit të punojnë për rritjen e sigurisë së shërbimeve online. Komunikologu Bojan Kordalov gjithashtu thotë se institucionet tona duhet të bashkëpunojnë më shumë me organizatat ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes nga sulmet kibernetike.

…Për fat të keq tek ne shumë pak i përkushtohen këtij fenomeni sepse digjitalizimi nuk do të thotë vetëm mundësi për të punuar në mënyrë më të shpejtë dhe digjitale por para se gjithash nënkupton që të jeni të mbrojtur. Vetëm t’i marrim si shembull bankat, si shembull pozitiv, që kur na sigurojnë shërbime angazhojnë numër të madh të të punësuarve të tyre për mbrojtje nga sajber sulmet dhe sulmet e tjera si dhe numër të madh të kompanive të cilat na mbrojnë me qëllim që të mund të paguajmë në mënyrë të sigurt dhe të punojmë në mënyrë të sigurt. Si për fillim duhet të kenë plan dhe strategji, jo në letër, por në mënyrë operative që do t’i përfshijë të gjithë personat, kompanitë, organizatat që punojnë në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë në internet siç mund të bëhet përpjekje serioze dhe strategji serioze se si të mbrohen Të shihet se cilat baza, sa janë të hapura, ku mungon mbrojtje, ku duhet të bëhet më shumë etj. E dyta, duhet të bashkëpunojmë edhe më shumë me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare veçanërisht organizatat perëndimore dhe euroatlantike me qëllim që të mund të jemi pjesë përbërëse e mbrojtjeve të tilla”, tha Bojan Kordalov, komunikolog.