Stuhia me erë e shi në Prishtinë shkakton dëme

Një stuhi e fuqishme ka goditur Prishtinën në orët e pasdites.

Nga video që janë publikuar pas stuhisë, evidentohen edhe dëme të shkaktuara.

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, era e fuqishme ka thyer edhe drunjtë, ndërkaq janë publikuar edhe video nga lagje të tjera të Prishtinës ku shihet shiu i furishëm që goditi kryeqytetin.

Reshje të dendura shiu e breshri e me erëra të fuqishme përfshinë sot edhe Podujevën.