Stojmenov: Zaev ma bllokoi ndërtimin e hotelit përballë Beko-s, kishte presion ta shesë më lirë

Shkup, 6 maj – Jo kryetari i komunës Qendër, por ish kryeministri Zoran Zaev ka qëndruar prapa bllokimit për ndërtesën te ish shtëpia e mallrave “Beko”, në qendër të Shkupit, thotë për A1on, biznesmeni dhe ish ministri i financave, Boris Stojmenov, investitor i objektit të cilin komuna Qendër e konsideorn si ndërtim i egër, transmeton Zhurnal.

Deklarata e Stojmenovit vjen pasi dje kundër tij u ngrit akuzë për ndërtim të hotelit pa leje për ndërtim.

Arsyet përshkak të cilave u hap lëndë për këtë ndërtim, Stojmenov thotë se janë thjeshtë politika. Ai dyshon se gjithë presionin për anulimin e miratimit për rindërtim dhe mbindërtim nga viti 2016 ka qenë që të heqë dorë nga ndërtimi dhe të shesë hotelin trefish më lirë se çmimi në treg.

Stojmenov thotë se përkundër pohimeve të komunës Qendër, ai ka filluar t’a ndërtojë të njejtën në vitin 2016, kur i kanë dhënë leje për ndërtim dhe nuk ka patur asnjë problem derisa u vendos që të rrënohet objekti i vjetër i TCC “Plaza” dhe në vendin e tij të ndërtojnë tjetër objekt./Zhurnal.mk