Sterjovski për “Euronjuz Albania”: Në Shqipëri nuk ka pakicë bullgare

Shkup, 22 gusht – Në një intervistë për televizionin e Shqipërisë “Euronjuz Albania”, lideri i partisë së vetme maqedonase, Aleanca maqedonase për integrim evropian, AMIE, Vasil Sterjovski deklaroi seBullgarinë e konsideron si bullgare, jo vetëm komunitetin maqedonas në Shqipëri, por edhe në vendet ballkanike dhe kjo lidhet me politikën e Sofjes ndaj Shkupit.

“Në Shqipëri nuk ka pakicë bullgare. E gjithë kjo lidhet me politikën dhe marrëdhëniet e shtetit bullgar, që ai e ka në përgjithësi me kombin maqedonas dhe me Maqedoninë, por edhe kudo që ka pakicë maqedonase në vendet e tjera të Ballkanit, Bullgaria pretendon se janë bullgarë. Bullgaria e zgjeroi propagandën e saj në zonat ku jeton minoriteti maqedonas në Shqipëri, në zonën e Gorës, Prespës dhe Golo Bërdos”, thotë Sterjovski.

Shton se, duke e shfrytëzuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Bullgaria, duke u kërcënuar me veto, ka bërë presion ndaj Shqipërisë për ta njohur një komunitetin joekzistues.

“Duke e shfrytëzuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Bullgaria ka ushtruar presion ndaj Shqipërisë dhe kështu është njohur në vitin 2017 pakica joekzistuese bullgare , kur nuk është plotësuar asnjë kriter për njohjen e një pakice të tillë sepse nga të gjitha regjistrimet e bëra në Shqipëri që nga viti krijimi i shtetit shqiptar deri më sot nuk ka asnjë person që të jetë deklaruar bullgar. Gjithashtu, në të gjitha raportet që Shqipëria bën për organizatat ndërkombëtare që monitorojnë të drejtat e minoriteteve, në asnjë nga këto raporte nuk thuhet se shteti shqiptar ka deklaruar se ka një minoritet bullgar. Ishte nën presionin e Bullgarisë në vitin 2017 dhe kërcënimin e vetos për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, u njoh një pakicë joekzoistuese bullgare”, thekson ai.