Stejt Departmenti: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria së bashku të vazhdojnë rrugën drejt BE-së

Shkup, 5 maj – SHBA-të po vijojnë bisedime me Bullgarinë dhe Maqedoninë për t’i zgjidhur kontestet bilaterale shpejtë sepse tani është koha që Maqedonia dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet inkuadruese me BE-në. Kjo është porosia që vjen nga Stejt Departmenti i Shtetit të SHBA-ve, informon Zhurnal.

Sekretari Shtetëror, Entoni Blinken dhe ministri i punëve të jashtme i Francës, Zhan-Iv le Drien, në një bisedë telefonike javën e kaluar, folën për përshpejtimin e procesit.

Zëdhënësi Ned Prajs, mbrëmë tha se po vazhdohet me frymëzimin në bazë bilaterale sikur për Bullgarinë ashtu edhe për Maqedoninë, për t’i zgjidhur kontestet bilaterale shpejtë. Por nuk do të zbuloj detaje nga ato bisedime, tha Prajs.

Ai tha se SHBA-të që moti janë mbështetës të integrimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE.

“Konsiderojmë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. PRocesi i zgjerimit promovon paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet për gjithë rajonin”, deklaroi Prajs.

Ai shtoi se vendimi i BE-së nga marsi i 2020tës të hapen bisedimet për Maqedoninë dhe Shqipërinë, konsiderohet si hap pozitiv, informon Zhurnal.

“Dy vendet i kryen detyrat themelore dhe konsiderojmë se koha është të vazhdojnë së bashku në fazën e ardhshme në rrugën me plot sfida të procesit të anëtarësimit”, tha Prajs.

Ai shtoi se marrëveshja historike e Prespës dëshmoi se vendet nga Ballkani perëndimor janë të aftë të zgjidhin çështje të rënda, të vijnë deri te kompromiset dhe vendime të vështira. “Jemi të bindur se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut do ta bëjnë të njejtën me negociimin për kontestet e tyre bilaterale”, thotë ai./Zhurnal.mk