Sportitstët Tërstena, Nakovska-Bikova, Jovanovski dhe Georgievski dekorohen me Dekoratën “8 Shtatori”

Shkup, 8 Shtator –

Me rastin e festës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut – 8 Shtatori, presidenti Stevo Pendarovski sot në një ceremoni solemne i dekoroi sportistët e Maqedonisë së Veriut Shaban Tërstena, Olivera Nakovska-Bikova, Branimir Jovanovski dhe Dejan Georgievski me Dekoratën “8 Shtatori”.

Shaban Tërstena mori Dekoratën për fitimin e medaljes së artë në mundje në Lojërat Olimpike Verore në vitin 1984, duke u shkruar me shkronja të arta në historinë e sportit vendor dhe botëror si kampioni më i ri olimpik, si dhe për fitimin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul në vitin 1988 dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes në vitin 1982. Tërstena është kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë për të rinj dhe seniorë. Është shpallur sportist i shekullit të 20-të të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shaban Tërstena është shembull se si me sukses të jashtëzakonshëm mund të bëhet simbol i vendit të vet dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në afirmimin e tij ndërkombëtar.

Olivera Nakovska-Bikova është nderuar me Dekoratën “8 Shtatori” për karrierën e saj të jashtëzakonshme, të pasur dhe të suksesshme sportive në Paraolimpike dhe në gjuajtjen me hark. Nakovska-Bikova arrin suksese të shumta në garat në sportet e qitjes. Ajo është kampione e shumëfishtë shtetërore dhe rekordmene absolute e Republikës së Maqedonisë së Veriut në disiplinën e pistoletës ajrore. Në këtë disiplinë, ajo fitoi medaljen e artë në Lojërat Paraolimpike Verore në Londër, gjë që kontribuoi në afirmimin ndërkombëtar dhe reputacionin e vendit.

Branimir Jovanovski, për rezultatet e jashtëzakonshme në karrierën e tij 20-vjeçare sportive. Ai është paraolimpisti i parë maqedonas që fitoi medalje të artë në një paraolimpike. Gjatë karrierës së tij, përveç medaljes së artë paraolimpike, ai fitoi medalje të tjera argjendi, ari dhe bronzi në kampionate të ndryshme evropiane dhe gara ndërkombëtare. Suksesi i tij i madh si trajner dhe si përzgjedhës është i rëndësishëm dhe ai u zgjodh trajneri më i mirë i Kombëtares së Maqedonisë në gjuajtjen me hark për personat me aftësi të kufizuara. Kontributi i tij për afirmimin ndërkombëtar dhe reputacionin e vendit është i madh.

Dejan Georgievski, për arritjen e suksesit historikisht më të madh dhe të shumëfishtë në fushën e sportit që nga pavarësia e vendit tonë. Me fitimin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike në Tokio në tekvondo, ai u shpall sportisti më i mirë i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021. Në të njëjtën kohë, ai është fitues i disa medaljeve të argjendta dhe të bronzta, të cilat kontribuojnë në afirmimin ndërkombëtar dhe reputacionin e vendit.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë kryeministri Dimitar Kovaçevski, kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bityqi, ministrat Olver Spasovski, Lupço Nikollovski dhe përfaqësues të tjerë nga Qeveria.

Para të pranishmëve ishte shfaqur një videomaterial për biografinë dhe meritat e sportistëve Shaban Tërstena, Olivera Nakovska – Bikova, Branimir Jovanovski dhe Dejan Georgievski.

Shaban Trstena ka përshëndetur dy trajnerët pa të cilët, siç tha ai, sot nuk do të isha këtu. Bëhet fjalë për Nase Nasev, i cili nuk është i pranishëm për arsye shëndetësore dhe trajneri i klubit, Ajru Sinali, i cili tashmë ka vdekur.

“Unë jam një nga ata sportistë që kam marrë shumë çmime nga pesë kontinente. Kam marrë mirënjohje edhe nga ish-Jugosllavia. Mam marrë shumë mirënjohje për vendin tim, por kjo mirënjohje është diçka e veçantë sepse e kam marrë nga vendlindja, nga njerëzit e mi që u gëzuan për sukseset tona. Prandaj kjo dekoratë do të jetë e veçantë në shpirtin tim sportiv sepse e kam marrë në emër të popullit. Jam krenar për faktin që dhashë maksimumin, për 20 vjet për të luftuar me sportistët më elitarë të vendeve të mëdha dhe tregova se një komb i vogël mundet, një vend i vogël mund të mundë vendet e mëdha. Ta gëzojmë pavarësinë tonë”, tha Tërstena.

“Ky shpërblim është shtytje për suksese të mëtutjeshme”, tha Nakovska Bikova.

Branimir Jovanovski tha se në dhënien e çmimit ishte me zemër të plotë dhe theksoi se nesër bëhen 30 vjet nga fitimi i medaljes së artë në Barcelonë në vitin 1992. Në atë kohë, siç tha ai, ishim një vend i ri dhe atë sukses e pasuan shumë artikuj interesant…

“Të gjitha medaljet sjellin nder dhe shkaktojnë hov emocionesh”, theksoi Jovanovski. Ai theksoi se sportistët udhëhiqen nga disa moto në jetë, duke përfshirë “Nuk është e rëndësishme sa herë bie, por sa ngrihesh në këmbë dhe çfarë mëson nga ajo rënie”.

Dejan Georgievski ua uroi të gjithë qytetarëve festën e 8 shtatorit dhe bëri të ditur se medalja e argjendtë nga Lojërat Olimpike në Tokio është meritë e trajnerëve të tij Borçe dhe Darko Kostovskit, shokëve të klubit, familjes dhe Zotit.

“Megjithatë, kjo medalje është e gjithë popullit maqedonas që më priti me krenari në shesh. Dhe më besoni, unë dhe ekipi im po bëjmë çmos që të përsërisim atë moment magjik nga Lojërat Olimpike në Paris në vitin 2024”, tha Georgievski.