Spiropali në Shkup: Gjuha shqipe thelbi i identitetit të shqiptarëve, të zbatohet marrëveshja e Ohrit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali deklaroi sot, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun maqedonas, Afrim Gashi se cenimi i gjuhës shqipe cenon identitetin e shqiptarëve, teksa shtoi se kjo çështje në Maqedoninë e Veriut duhet të zgjidhet sipas marrëveshjes së Ohrit.

Spiropali u shpreh se “presim me besim dhe shpresojmë që të zbatohet tërësisht edhe ligji për gjuhët”.

“Gjuha shqipe së paku për ne është e shenjtë dhe ajo ka të bëjë me thelbin e identitetit tonë. Cenimi i saj në çdo formë padyshim dhemb shumë dhe dhe cenon pikërisht këtë identitet që ne afrojmë në këtë botë të madhe në rajon e përtej, si vlerën tonë”, u shpreh Spiropali.

“Njohim dhe mirëkuptojmë plotësisht shqetësimet për mundësitë e ndryshimeve të mundshme, varësisht vendimit të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese, por presim që trazime të tilla të kenë zgjidhje po sipas frymës që dikton marrëveshja kuadër e Ohrit”, shtoi ajo.

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut do të vendosë në shtator nëse do ta lërë në fuqi apo do ta shfuqizojë ligjin për gjuhët, ku një ndër gjuhët edhe edhe shqipja./ATSH-