SPB Manastir: janë sanksionuar 112 drejtues automjetesh

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Sektori për Punë të Brendshme Manastir janë sanksionuar 112 drejtues automjetesh.

Ku 35 automjete janë për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 18 automjete për drejtim mjeti pa patentë shofer, 1 drejtues automjet nën ndikimin e alkoolit, 22 sanksione për parakalim të paligjshëm, 16 sanksione për parkim të paligjshëm 4 sanksione janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, lajmëron SPB Manastir.

SPBM lajmërojnë se kontrolli në trafik do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Ato apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.