Spasovski: Nga 27 prilli 2017 asgjë më nuk është si më parë, gjithçka është avansuar

Shkup, 27 prill – Sot me krenari mund të konstatoj se kemi një strukturë policore tërësisht të reformuar. Janë bërë shumë reforma në fushën e punës së policisë. Ideja është që policia e Maqedonisë t’u shërbejë qytetarëve, sepse qytetarët sigurojnë paga për të gjithë administratën, përfshirë edhe policinë maqedonase, përmes taksave. Në periudhën e kaluar kemi treguar se si dimë, mbi të gjitha, çdo punonjës policie di me sa sakrificë di të luftojë për sigurinë.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se në çfarë gjendje është MPB pesë vjet pas ngjarjeve në Kuvend të 27 prillit.

Ai theksoi se ne kemi një shërbim të posaçëm, i cili nuk është pjesë e MPB-së, kjo është Agjencia e Sigurisë Kombëtare, është krijuar një Agjenci e posaçme teknike operative, e cila ka pamundësuar ose ulur në nivelin më të ulët të mundshëm mundësinë e çfarëdo përgjimeve të paligjshme. Kjo do të thotë, thekson Spasovski, se institucionet nuk mund t’i keqpërdorin këto sisteme.

“Nëse flasim për ngjarjen e 27 prillit, kjo është ndërhyrja e dhunshme në Kuvend, kur synohej të vriteshin deputetë dhe të mos lejohej marrja e pushtetit, diçka që nuk i takon një shoqërie demokratike. Nëse krahasojmë atë moment dhe sot, asgjë nuk është njësoj. Gjithçka është shumë më e avancuar dhe shteti dhe institucionet, veçanërisht institucioni që unë drejtoj, e kjo është policia e Maqedonisë”, tha Spasovski, pas promovimit të sotëm të objektit të 73-të të rikonstruktuar, objektit të OVR Radovish, me çka filloi shënimi i Ditës së policisë së Maqedonisë – 7 maj.

Në vitin 2017, tha ai, po flasim për policinë, një shërbim që shkel të drejtat dhe liritë e njeriut dhe kujtojmë, tha ai, skandalin e madh të përgjimeve kur u përgjuan mbi 22 mijë qytetarë dhe iu shkelën të drejtat dhe liritë e njeriut.

“Nëse marrim ngjarjen e 27 prillit, kur policia nuk reagoi për të mbrojtur dhomën ligjdhënëse, deputetët, gazetarët dhe të gjithë ata që ishin brenda, mjafton të themi se interesat në atë kohë nuk ishin në varësi të qytetarëve dhe shtetit. por për diçka tjetër, a është kjo politika, a janë njerëz të caktuar etj…, tha ministri Spasovski.

Nëse kthejmë kokën pas, nënvizoi ai, do të shohim gjatë pandemisë dhe zjarreve të vitit të kaluar, policët ishin në vijën e parë të frontit dhe u vunë në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

Spasovski tha se Kuvendi, në bazë të rekomandimeve të GREKO-s, miratoi ndryshimet në ligjet për punë të brendshme dhe për policinë, me të cilat përcaktohet se zyrtarët policorë nuk mund të jenë anëtarë të partive politike, përkatësisht të kenë veprimtari politike. Kjo, sipas Spasovskit, flet mjaft për vendosmërinë e kësaj kryesie të MPB-së dhe Qeverisë se politika duhet të qëndrojë mënjanë nga institucionet e sigurisë nëse duam të kemi shtet të sigurt, qytetarë të sigurt.